Ilustrim

Të shtëna armësh në Suharekë, dy të arrestuar

Dy burra kanë njoftuar policinë për të shtëna armësh në Suharekë.

Sipas raportit ditor të policisë, ankuesit kanë sqaruar se pas një mosmarrëveshjeje me dy të dyshuar të tjerë, këta të fundit kishin shtënë me armë në drejtim të viktimave.

Policia ka raportuar se nuk ka pasur të lënduar përveç dëmtimit të veturës së viktimave.

Njësite relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë njoftuar prokurorin kujdestar.

Ky i fundit kishte urdhëruar bastisjen e shtëpive të të dyshuarve.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një armë gjysmë automatike me dy predha të kalibrit 7.62mm.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri nga ta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.