Ilustrim

Të shtëna armësh në një aheng familjar në Milloshevë të Obiliqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person gjatë një ahengu familjar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit të shtunën pasdite.

Sipas Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një revole e tipit “Zborak” dhe 40 fishekë me gaz.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.