Të shtëna me armë zjarri në Aktash, 03.08.2024 Foto: Adelinë Ahmeti/ KALLXO.com
Të shtëna armësh në ‘Aktash’
15:16 – Lirohet për qarkullim rruga ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë
Pas gjuajtjes me armë që ndodhi në lagjen “Aktash” në Prishtinë, është lëshuar për qarkullim rruga “Gazmend Zajmi.”
Ekipi i KALLXO.com raporton nga vendi i ngjarjes se Policia ka largruar shiritat ku ndodhi ngjarja.
KALLXO.com mëson se dy prova janë marrë në vendin e ngjarjes.
15:05 – Policia: Nuk ka persona të lënduar
Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com, se rreth orës 14:20, kanë marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.
Zëdhënesja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Të shtëna armësh janë dërguar para pak minutash në lagjen ‘Aktash’ në Prishtinë.
KALLXO.com merr vesh se vendi ku dyshohet se ka pasur të shtëna me armë është rrethuar me shirita të policisë.
Gjuajtja me armë ka ndodhur në fillim të rrugës ‘Gazmend Zajmi’.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar se çka realisht ka ndodhur.
15:00 – Përleshja dyshohet se erdhi për çështje trafiku
Kallxo.com merr vesh jo zyrtarisht se ngjarje e sotme, 03.09.2024, ku u dëgjuan të shtëna lidhet me një përleshje mes dy personave për çështje të trafikut, e ku pastaj është shkrepur edhe arma.
Kallxo.com merr vesh nga burime brenda Policisë se ngjarja nuk lidhet me rastin e së dielës, ku pati përleshje të armatosur mes dy grupeve e që përfundoi me 1 të vdekur e 5 të plagosur.
14:58 – Gëzhoja e plumbit në vendin e ngjarjes në lagjen ‘Aktash’
Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes, në rrugën ‘Gazmend Zjami’ në lagjen Aktash, ku pak pas orës 14:00 janë dëgjuar të shtëna armësh.
Kallxo.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Në të shihet edhe një gëzhojë plumbi.
14:46 – Të shtëna armësh në ‘Aktash’ – Fotografi nga vendi i ngjarjes
14:41 – Të shtëna armësh janë dërguar para pak minutash në lagjen ‘Aktash’ në Prishtinë.
KALLXO.com merr vesh se vendi ku dyshohet se ka pasur të shtëna me armë është rrethuar me shirita të policisë.
Gjuajtja me armë ka ndodhur në fillim të rrugës ‘Gazmend Zajmi’.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar se çka realisht ka ndodhur.
Të dielën në mbrëmje, më 01.09.2024, Prishtina u përball me një ngjarje tragjike, ku pas një përleshje me armë mes dy grupeve, një person ka vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndaj 5 personave të dyshuart për rastin e 1 shtator, Gjykata pritet të caktoj masën e sigurisë.
Lajmi në përditësim