Largimi i mbeturinave pas reshjeve të shiut, Foto:7Arte, Facebook

Të rinjtë mbështeten nga organizata jo qeveritare për të pastruar bërllokun pas vërshimeve në Mitrovicë

Organizata joqeveritare ‘7 Arte’ do të mbështes me mjete pune një grupe të rinjve të cilët nga sot kanë filluar pastrimin sipërfaqësor të lagjes “Tjegullore” në Mitrovicë.

“Aksioni do të vazhdoj edhe ditën e nesërme dhe se si i tillë ka për qëllim përfshirjen edhe të qytetarëve vullnetmirë drejt pastrimit të zonave publike me potencial për tu rikthyer në normalitet. Kësaj nisme kanë filluar t’i bashkëngjiten me mbështetje shtesë edhe qytetarë të lagjes e biznese lokale”- thuhet në njoftimin e ‘7 Arte’.

Pas reshjeve të mëdha të shiut mbeturinat të cilat janë hedhur në lumenj kanë dalë të sipërfaqe të tokës.

Më 19 janar 2023 pas reshjeve të shumta të shiut janë dëmtuar shumë prona në Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Podujevë, Klinë, Deçan, Pejë, Gjakovë.

Largimi i mbeturinave pas reshjeve të shiut, Foto:7Arte, Facebook
Largimi i mbeturinave pas reshjeve të shiut, Foto:7Arte, Facebook
Largimi i mbeturinave pas reshjeve të shiut, Foto:7Arte, Facebook