Të rinjtë e Shtimes pa Qendër Rinore

Naim Ismajli, kryetari i Komunës së Shtimes, në emisionin ‘Jeta në Komunë’ ka sqaruar pse kjo komunë ende nuk e ka të funksionalizuar Qendrën Rinore.

Ismajli ka bërë të ditur se punimet në renovimin e objektit për hapësirat për të rinjtë kanë filluar.

“Aktualisht është duke u punu në Qendrën Rinore”, koordinatori veç se e ka informatën se veç ka fillu edhe ky dëmtim që ka ndodh për mu është brengosëse, mirëpo ne kemi pasë një problem shumë të madh me Ministrinë e Kulturës, posaçërisht me Institutin që merret me trashëgimin kulturore.”, ka thënë ai.

Ismajli ka thënë se renovimi në këtë qendër do të përfundojë këtë vit.

“Jemi duke e bë këtë renovim, ky renovim kryhet sivjet, unë mendoj që momentin që përfundon atëherë kjo hapësirë do të ju ofrohet të rinjve, kuptohet një pjesë kryesore do ta ketë Qendra Rinore, por edhe shoqatat tjera që merren me aktivitetet rinore. Objekti në fund të vitit do të jetë i gatshëm.”