Të rinjtë e LDK në Gjilan, të organizuar për ‘kryengritjen e madhe politike me 14 shkurt’

Kryetarja Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Rina Ahmeti, ka thënë se entuziazmi i rinisë gjilanase në mbështetje ndaj listës së LDK-së dhe kryeministrit Avdullah Hoti, është i paparë.

“Organizimi i rinisë në Gjilan po dëshmon se më 14 shkurt do t’i jap vulë fitores së LDK-së në Gjilan dhe në Kosovë. Kandidatët tanë për deputetë janë dukshëm më të mirë, në krye me kryeministrin Hoti. Jemi më të organizuar se kurrë në qytet dhe në fshatra, për ta bërë kryengritjen e madhe politike me 14 shkurt. Gjilan frymon veç LDK”, ka thënë Ahmeti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. LDK kandidat për kryeministër në këto zgjedhje e ka Avdullah Hotin.