Foto: Facebook

Të reshurat e shiut vështirësojnë kalimin në disa rrugë në Komunën e Drenasit

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, sidomos në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Drenasit në një postim në Facebook, ndërsa i ka bashkangjitur edhe pamje të situatës së krijuar.

Tutje komuna thotë se ekipet emergjente janë në terren.

“Që nga mëngjesi, ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën dhe janë duke intervenuar ne ato zona ku niveli i ujit është më i madh. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, siç është rasti të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë si dhe mbyllje të kanalizimeve”, thuhet në njoftim.

Komuna e Drenasit ka bërë thirrje ndaj Ministrisë së Infrastrukturës që të intervenojnë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj. Kjo kërkesë erdhi pasi komuna pretendon se rruga regjionale është kompetencë e nivelit qendror.

Foto: Facebook