Të punësuarit në zyrën e Zvkryeministrit Haki Abazi

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër dikastere.

Në zyrën e zëvendëskryeministrit të dytë, Haki Abazi, deri më tani, janë punësuar vetëm tre persona.

Në përgjigjen e zyrës për media, thuhet se punësimet nuk janë bërë në baza të partiake apo familjare.

“Zyra e Zv-kryeministrit deri më tani ka të punësuar këta persona: Liridona Ibrahimi – Asistente Ekzekutive, Alma Topalli – Asistente për Komunikim, Media dhe Logjistikë, Gëzim Svecla – Zyrtar i sigurimit/vozitës”, thuhet në përgjigje.

“Me këta persona nuk kam asnjë lidhje familjare dhe do vazhdojë të punësoj persona ne baza meritore dhe me kritere strikte te respektimit te rregullave dhe procedurave ligjore”, thuhet tutje në përgjigje.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.