Të punësuarit në kabinetitn e ministrit Arben Vitia

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Ndër të parët që ka kthyer përgjigje është Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitija i LVV-së deri më tani janë punësuar vetëm dy persona.

Sipas përgjigjes nga zyra për medie e këtij dikasteri, Vitija ka punësuar Mirsad Shkreta si këshilltar të lartë në MSh dhe Sami Uka si këshilltar të ministrit.

Këto emërime janë bërë më 12 shkurt ndërsa për punësime tjera do të ketë njoftime.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.