Të punësuarit në kabinetin e ministrit Dalibor Jevtiq
Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.
Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të cilën e udhëheq ministri nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq, deri më tani ka punësuar gjashtë persona.
Në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për medie ka dhënë edhe emrat e të punësuarave në kabinetin e ministrit Jevtiq.
“Nenad Taliq, shef i kabinetit, Igor Saviq si këshilltar i parë, Milosh Stankoviq, këshilltar për kthim, Julija Lazaraviq si këshilltare dhe shefe e protokollit, Snezana Karadziq si këshilltare për komunitete dhe Dragan Repanovic si këshilltarë për çështje”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për KALLXO.com.
Zyra për medie ka deklaruar se të punësuarit nuk kanë ndonjë afërsie familjare me ministrin, Dalibor Jevtiq.
“Sa i përket nepotizmit ministri Jevtiq nuk ka kurrfarë afërsie familjare me të emëruarit e lartcekur”, thuhet në fund të përgjigjes.
KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit në kabinetet e tyre.
Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.
KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.