Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besnik Bislimi

Vetëm pak ditë pasi u votua Qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe në 15 dikastere.

Njëra nga ministritë që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Financave dhe Transfereve, që udhëhiqet nga Besnik Bislimi i Vetëvendosjes.

Në këtë Ministri deri më tani janë të punësuar 6 persona, pesë të gjinisë femërore dhe një i gjinisë mashkullore.

Si këshilltarë politikë në kabinetin e ministrit janë: Anila Abazi, këshilltare politike, Kaltrina Zeka, këshilltare politike, Vatra Qehaja, këshilltare politike, Osman Dzudzevic, këshilltar politik, Leonita Krasniqi, asistente ekzekutive dhe Agnesa Jashari, asistente administrative.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa