Të punësuarit në kabinetin e ministres Hykmete Bajrami

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Ndër ministritë e para që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që drejtohet nga Hykmete Bajrami e LDK-së.

Në këtë ministri deri më tani janë punësuar gjatë persona nga ta dy gra.

“Xhavit Rexhaj, zëvendësministër, Jusuf Thaçi, zëvendësministër, Lulzim Krasniqi si shef i kabinetit, Ermal Lubishtani si këshilltar i lartë politik, Merlinda Ramaj si këshilltare politike e ministres dhe Qendresa Nikolla si asistente ekzekutive e ministres”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media nga MAShTI-it.

“Stafi i punësuar në kabinetin e MAShTI-it nuk janë në marrëdhënie familjare me njeri tjetrin”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.

Deri më tani, përgjigje për punësimet nëpër dikastere kanë kthyer, Ministria e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Zyra e Zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.