Të punësuarit në kabinetin e ministres Albulena Haxhiu

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Ndër ministritë e para që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

Në këtë ministri deri më tani janë të punësuar katër persona, 2 gra dhe dhe 2 burra.

“Berita Abazi – Asistente Administrative e Ministres, Blerim Sallahu – Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë Politik i Ministres, Ilir Haziri – Vozitës i Ministres, Nazlie Bala – Këshilltare Politike e Ministres”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për KALLXO.com

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa