Foto: Mirosllav Lajçak / Twitter

Të premten takimi i radhës në Bruksel

Më 13 maj, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Siç ka njoftuar ai, në këtë takim pritet të flitet për temën e targave dhe energjinë.

Marrëveshja e përkohshme e targave ka përfunduar më 21 prill. Edhe pse u mbajtën disa takime për të arritur një marrëveshje përfundimtare para 21 prillit, përpjekjet nuk patën rezultat.

Edhe përkundër që marrëveshja e përkohshme për targat ka skaduar më 21 prill, edhe përtej kësaj date, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve në Bruksel

Më 4 maj, një darkë joformale mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është mbajtur në periferi të Berlinit.

Pas këtij takimi, Lajçak në Twitter kishte shkruar se më 13 maj do të ketë takim me kryenegociatorëve në Bruksel.