Kuvendi Komunal i Gjilanit - Foto: Facebook

Të premten pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Disa orë pasi njoftoi se është anuluar seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se seanca e radhës ku pritet të votohet për kryesuesin do të mbahet të premten, me 7 janar.

“Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për datën 7 janar 2022 (e premte). Seanca mbahet sipas rendit të njëjtë të punës dhe fillon në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e ri të Komunës së Gjilanit.

Seanca e paraparë për sot është shtyrë për shkak se ende nuk ka ndonjë marrëveshje politike në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera opozitare.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjilanit duhet të zgjidhet deri para datës 9 janar.