Të premten pritet të aprovohet programi i Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se të premten do të aprovohet programi i Qeverisë.

Ajo deklaroi se i njëjti pastaj pritet të shkojë në Kuvend.

“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL.

Kryeminstri Albin Kurti, muajin e kaluar ka thënë se programi qeverisës do prezantohej posa të kthehej nga Brukseli.

Më 26 prill Kurti iu kishte bërë thirrje ministrave të kabinetit të tij që brenda dy ditëve t’i dergojnë versionet finale të planeve qeverisëse për të cilat nuk dihet ende nese i ka marrë. Kujtojmë që, Qeveria Kurti është votuar më 22 mars./21Media