Panairi i librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur. Foto: Isa Vatovci

Të premten hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur

Edicioni i dytë i Panairi të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur do të nisë të premten, më 30 korrik 2021.

Hapja panairit bëhet në ora 10:00 në platonë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Gjatë këtij panairi, i cili do të zgjas tri ditë, më 30, 31 korrik dhe 1 gusht 2021, do të paraqiten rreth 1,000 libra të vjetër, të rrallë nga letërsia gjuhësia, historia e fusha tjera të dijes.

Në ditën e parë do të hapet edhe ekspozita “Bëje ose vdis” dhe “Vullkani i Republikës”.

Gjatë ditëve të këtij panairi do të ketë edhe aktivitete tjera për dhe rreth librit, biseda me shkrimtarë e ekspozita librash.