Foto: REL

Të premten fillon sezoni i skijimit në Brezovicë

Nga nesër, më 13.12.2024, do të fillojë sezoni i skijimit, në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Kështu ka njoftuar Brezovica.info, në postimet e të cilës është thënë se teleferiku nesër do të jetë falas për të gjithë ata, të cilët do të shkojnë për të skijuar.


“Nesër fillon sezoni i skijimit, të premten është përdorimi falas i teleferikut për të gjithë skiatorët.” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, u bë e ditur se nesër të gjithë skijatorët dhe borderët të interesuar për pajisje skijimi apo bordi, mund të pajisen me ski apo bord falas në servisin e skive “BORZANI”.