![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2024/12/Stand-Up-komedi-3.jpg)
Të premten e të shtunën në Gjilan mbahet festivali i "Stand Up Komedi"
Për dy net rresht, të premten e të shtunën, më 27 e 28.12.2024, në Gjilan do të mbahet edicioni i 3-të i festivalit “Stand Up Komedi”/”Stand Up Comedy”.
Festivali do të mbahet në Teatrin e Qytetit dhe gjatë dy netëve të festivalit do të prezantohen 11 standup-istë.
Avni Shkodra, standup-ist, i cili do të prezantohet edhe vetë në Festival, njëri nga organizatorët e Festivalit, ka thënë për KALLXO.com, se për çdo natë do të prezantohen nga 6 shfaqje.
“Për dy net, 27 e 28.12.2024, do të performojnë njëmbëdhjetë stand up-komedianë, secilën natë nga gjashtë stand up-istë. Unë, Avni Shkodra do të paraqitem në të dyja netët. Festivali nuk ka ndonjë garë në mes të stand up-istëve.” – ka thënë ai.
Pos programit qendror, për dy net rresht, ka thënë Shkodra, jashtë në platonë e Teatrit të Gjilanit, do të do të performojë xhez grupi “Cats Quartet”.