Të paktën gjashtë të vrarë në një shkollë në Rusi

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur njëzet të tjerë, raporton BBC.

Ambulanca dhe shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje në qytetin e Izhevsk.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën numër 88, me gati 1000 nxënës dhe 80 mësues.

Autori i armatosur thuhet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është ende i paqartë.