Të paktën 5 të vdekur nga të shtënat në një lokal të komunitetit LGBTQ në Kolorado

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur në një sulm në një lokal të komunitëtit LGBTQ në Kolorado Springs, raporton CNN.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, guvernatori i  parë  homoseksual i parë i vendit, e quajti vrasjen masive vdekjeprurëse në Club Q në Kolorado Springs si “të pështirë”.

“Kjo është e tmerrshme, e sëmurë dhe shkatërruese. Zemra ime është e thyer për familjen dhe miqtë e të humburve, të plagosurve dhe të traumatizuarve në këtë të shtëna të tmerrshme”- tha Polis në një deklaratë, sipas zyrës së tij.

Michael Allen, prokurori i qarkut për rrethin e katërt gjyqësor të Kolorados, e identifikoi të dyshuarin për të shtënat si 22-vjeçarin Anderson Lee Aldrich gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Departamenti i Policisë së Kolorados Springs.

“Nëse identifikohen dhe arrestohen të dyshuar të tjerë, ne do ta ndajmë atë informacion me publikun në kohën e duhur”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i policisë së Kolorado Springs, Adrian Vasquez tha se, sipas dëshmitarëve, i dyshuari ka hyrë në “Club Q” me një pushkë dhe filloi të qëllonte.

“Dëshmitë dhe intervistat fillestare tregojnë se i dyshuari hyri në Club Q dhe menjëherë filloi të qëllonte mbi njerëzit brenda ndërsa ai lëvizte më tej në klub”, tha Vasquez.

Në të shtënat është përdorur një pushkë e gjatë dhe në vendngjarje janë gjetur dy armë zjarri, ka deklaruar Vasquez para gazetarëve.