Foto: CNN

Të paktën 31 pasagjerë kanë vdekur në një autobus të aksidentuar në Kongo

Të paktën 31 njerëz kanë mbetur të vdekur pasi një autobus pasagjerësh u largua nga rruga dhe shpërtheu në flakë në Republikën Demokratike të Kongos, tha Ministri i çështjeve humanitare të vendit të hënën, raporton CNN.

Autobusi që udhëtonte nga Lufu në territorin Mbanza-Ngungu, drejt kryeqytetit Kinshasa pati probleme me frenat duke bërë që autobusi të shpërthejë në flakë, tha Steve Mbikayi.

“Të paktën 31 persona kanë vdekur deri më tani, dhe 18 të tjerë janë të plagosur. Shoferi humbi kontrollin dhe autobusi u përmbys dhe shpërtheu në zjarr”, tha Mbikayi.

Sipas ministrit, disa nga pasagjerët po transportonin edhe karburant, duke përkeqësuar zjarrin.

Mbikayi tha për CNN se personat e plagosur janë duke marrë trajtim në një spital afër vendit të përplasjes por zyrtarët shëndetësorë janë duke punuar për t’i transportuar ato në ambiente më të mira të kujdesit shëndetësor në kryeqytet.