Të paktën 280 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga termeti në Afganistan

Të paktën 280 njerëz kanë vdekur dhe ka lënë dhjetëra të plagosur një tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën lindore Paktika.

Një raport nga Agjencia e Lajmeve Bakhtar tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, duke shtuar se më shumë se 600 njerëz u plagosën.

Tërmeti e kishte epiqendrën rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi”, shkroi në Tëitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për ta parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Lëkundjet jane ndjerë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Kjo qendër tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Megjithatë, nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima, dhe tërmeti nuk shkaktoi pothuajse asnjë dëm atje, sipas BBC Urdu.

Tërmeti – i cili goditi gjatë orëve të para gjatë kohës kur shumë njerëz ishin në gjumë – ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Tërmetet mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, veçanërisht në shumë zona rurale ku shumë banesa nuk janë aq të qëndrueshme ose të ndërtuara mirë.

Afganistani është gjithashtu i prirur ndaj tërmeteve, pasi ndodhet në një rajon sizmikisht aktiv.

Në 10 vitet e fundit, më shumë se 7,000 njerëz janë vrarë nga tërmetet në Afganistan, raporton Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Ka mesatarisht 560 vdekje në vit nga tërmetet./BBC