Foto: AFP

Të paktën 25 të vdekur dhe më shumë se 2,500 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut

Ministri i Shëndetësisë në Liban u tha gazetarëve se janë të paktën 25 njerëz të vdekur dhe më shumë se 2,500 të plagosur nga shpërthimi masiv në Beirut të Libanit.

Sipas CNN, ish kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka thënë se shkalla e humbjeve pas shpërthimit tronditës në kryeqytetit Bejrut ‘ishte shumë e madhe për tu përshkruar’ me humbjen e dhjetëra të vdekurve dhe të plagosurve.

“Të gjithë janë thirrur në shpëtimin e Libanit dhe të qëndrojnë në solidaritet me njerëzit tanë në të gjitha lagjet e prekura”, citohe të ketë thënë ai.

Sipas raportimeve, ka qenë një depo e fishekzjarrëve vendi ku ka ndodhur shpërthimi masiv.