Të paktën 15 persona të vdekur nga tërmeti në Ekuador

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe më shumë se 400 janë plagosur, si pasojë e një tërmeti 6.7 shkallë të Rihterit, që e ka goditur gjirin jugor të Ekuadorit.

Është raportuar se ndërtesat janë dëmtuar në disa qytete.

Provinca jugore, El Oro është prekur më së keqi, dhe, sipas autoriteteve, 12 persona kanë vdekur aty.

Presidenti Guillermo Lasso, u ka bërë thirrje ekuadorianëve që ta ruajnë qetësinë derisa zyrtarët i vlerësojnë dëmet.

Ai, po ashtu, e ka vizituar një spital në qytetin Maçala për të takuar disa të plagosur.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur Ekuadorin prej vitit 2016, kur gati 700 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur/REL/.