Të paktën 15 minatorë rusë humbin jetën në minierën e arit

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e pendës duke shkaktuar dëme viktima dhe dëme të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi, tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë, tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, penda ika takuar kompanisë Sibzoloto, e cila nuk është deklaruar për rastin deri më tash. Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit.

Më 2009, 75 persona kishin mbetur të vdekur nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë.