Foto: ZUMA Press/CNN

Të paktën 12 persona kanë vdekur nga një shpërthim gazi në Kinë

Të paktën 12 njerëz kanë vdekur në një shpërthim të madh gazi në Kinën qendrore.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale në rrethin Zhangwan të qytetit Shiyan, në provincën Hubei të Kinës, raporton CNN.

Autoritetet kanë shpëtuar 138 persona nga zona, duke përfshirë 37 me lëndime të rënda.

Zyra komunale e qytetit fillimisht tha se shumë njerëz ishin bllokuar pas incidentit.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale, të cilat duket se ishin nga vendi i ngjarjes, treguan punëtorët e shpëtimit me veshjet e tyre portokalli duke kërkuar nëpër rrënojat e shtëpive të rrafshuara.

Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar.

Foto: Twitter/CNN