Të pakënaqur me cilësinë, Komuna e Prishtinës kërkon përsëritjen e punimeve në rrugë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se punimet e rikonstruimit të rrugës “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit do të përsëriten.

Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se punimet kanë filluar para disa muajve por cilësia e zbatimit të projektit nuk ka qenë e pranueshme.

Ai më pas tha se kanë urdhëruar përsëritjen e këtyre punimeve.

“Sipas kushteve të kontratës, cilësia e punimeve garantohet nga kompania e kontraktuar. Prandaj edhe kemi kërkuar përsëritjen e punimeve të riasfaltimit të gjithë gjatësisë të rrugës”, tha Ahmeti.