Të miturit nga Ferizaj nuk i dihet vendndodhja tash e katër ditë

Në Policinë e Kosovës është ankuar nëna e një të mituri duke thënë se që nga 19 nëntori i këtij viti djali i saj ka dal nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Nëna rastin në Polici e ka paraqitur katër ditë pas daljes nga shtëpia e djalit të saj, pra dje më 23 nëntor 2022, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt, ndërsa rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Nga raporti 24 orësh i Policisë u tha se njësitet e nevojshme policore janë duke e hetuar rastin.