Foto: SHKK

Të miturit në burgun e Lipjanit prodhojnë maska kirurgjikale

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të implementimit të planit operativ për masat ndaj pandemisë së coronavirusit, me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe të punonjësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të miturit dhe stafi në Qendrën Edukative Korrektuese Lipjan kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtyre prodhimeve, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit nga pandemia “ Covid-19”, nëpër të gjitha institucionet korrektuese”, shkruan më tej në njoftim të SHKK.

Foto: SHKK