Të mërkurën nis ‘Peja Jazz II’

Për herë të dytë, më 15, 16 dhe 17 dhjetor 2021, do të mbahet seria e koncerteve të muzikës xhez, “Peja Jazz”.

“Peja Jazz II” mbahet në Kino “Jusuif Gërvalla” në Pejë. Organizatorët e “Peja Jazz II” bëjnë të ditur se pjesë e edicionit të sivjetmë do të jenë edhe artisët përtej rajonit, si: bandeonisti italian, Daniele di Bonaventurae, kitaristi Roberto Zechini, pastaj, “AJS Quartet” nga Tirana, me Gent Rushi, Ermal Rodi, Emilijan Dhimo dhe Roni Gjura, “AJS Qurtet” etj.

“Rrugëtimi i sivjetmë do të përmbyllet me kitaristin shkodran Kejdi Barbullushi. Në ‘Peja Jazz’ vjen me formacionin e tij të themeluar së voni, bashkë me dy ‘Anibar’ dhe Kinemaja ‘Jusuf Gërvalla’ multiinstrumentistë të xhaz-skenës kosovare: Visar Kuçi (bas kitarë) dhe Enes Beu (bateri). Programi “Matinée” sivjet zëvendësohet me “MirëmënJAZZ”, si thirrje për t’i kaluar mëngjeset së bashku duke risjellë fonotekën e ‘Peja Jazz’”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

“Peja Jazz” organizohet nga Festivali “Anibar” dhe Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë.