Ilustrim

Të mërkurën hapen të gjitha çerdhet në Ferizaj

Të mëkurën është bërë e ditur se do të hapen çerdhet publike dhe private në Komunën e Ferizajt.

“Komuna, për hapjen e çerdheve publike e private, përkitazi me situatën e pandemisë COVID-19, mori vendim që nga dita e mërkurë (12.08.2020), të hapen të gjitha çerdhet publike dhe private në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Hapja e çerdheve, në vendimet e Qeverisë i’u është lënë në dorë komunave.