Të mërkurën e të enjten mot i ndryshueshëm

Të mërkurën dhe të enjten në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.