Foto- Atdhe Mulla

Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të Pavarësisë së Kosovës

Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës, ditën e martë të datës 18 shkurt, do t’i kushtohet historikut të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo pas një vendimi që ka marrë  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që obligon shkollat fillore dhe të mesme për këtë aktivitet.

“Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MAShTI.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.