Të martën nis festivali ‘Prishtina International Film Festival’

Edicioni 14-të i “Prishtina International Film Festival”, “PriFest” do të mbahet prej 20 deri më 25 shtator 2022 në Prishtinë 

Me moton “For Her”, ky edicioni i kushtohet themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë në qershor të këtij viti. 

Kurse, çmimi kryesor që ndan festivali, “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik”,  nga ky vit do të mbajë emrin – Vjosa Berisha. 

Dhjetëra filma shqiptarë dhe të huaj do të shfaqen në disa kategori garuese të këtij festivali, këtë edicion. 

Fatos Berisha, drejtor Artistik i “PriFest”-it tha për KALLXO.com se pjesë festivalit të sivjetmë do të jenë edhe filmbërësit ukrainas me projektet e tyre. 

“Do të ketë një numër të madh të mysafirëve nga gjithë Evropa dhe natyrisht rajoni. Do të kemi një delegacion të madh të filmbërësve nga Ukraina, një bashkëpunimin ky mes festivalit të Odesës dhe ‘PriFest’”-thotë Berisha. 

Berisha thotë se “PriFest” do të mbahet në 3 lokacione, në Kino Armata, Kino ABC dhe Amfiteatrin e Muzeut të Kosovës. 

“Për shkak të renovimit të Teatrit Kombëtar këtë vit lokacioni kryesor i festivalit do të jetë Kino Armata. Festivali i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha”, thotë Berisha. 

Ndërkaq, shton ai, sikur çdo vjet, programi përcjellës i festivalit që i kushtohet industrisë rajonale filmike, ‘Prishtina Film Forum’ do të ketë program të larmishëm me garën e projekteve ‘Best Pitch’” takimet e producentëve me distributorët ‘Prishtina Rendezvous’ si dhe programi ‘PriView’ i shfaqjes së filmave vendor që janë në fazën e montazhit të hershëm para distributotëve evropian. 

“Po ashtu do të ketë trajnime dhe panel diskutime. Në ‘PriForum’ do të marrin pjesë edhe filmbërësit Ukrainas me projektet e tyre”-potencoi Berisha. 

Edhe këtë edicion, filmat në kategori të ndryshme do të garojnë për çmimet: “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik”; “Hyjnesha e Artë për regjisorin më të mirë”; “Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë”; “Hyjnesha Artë për çmimin e aktorit më të mirë”. 

Do të ndahen dhe çmimet për filmin më të mirë të shkurtër, të mesëm dhe dokumentar. 

Një biletë për një film të gjatë do të kushton 3 euro, sikurse edhe për një bllok filmash të shkurtër apo të metrazhit të mesëm. Komuniteti i kineastëve dhe mediat e akredituara sikurse edhe pensionistët kanë qasje falas. 

Filmat garues në “PriFilm” 2022 

Kategoria e filmave të Ballkanit: 

  1. “Vera Andrron Detin” nga Kaltrina Krasniqi- Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri;
  2. “Virgjëresha Shqiptare” nga Bujar Alimani- Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Kosovë;
  3. “Working Class Heroes”nga Miloš Pušić – Serbi;
  4. “Deset u Pola” nga Danis Tanović – Bosnja dhe Hercegovina;
  5. “Sisterhood” nga Dina Duma- – Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi;

Kategorinë ‘Let It Be’: 

  1. “Imperial nga”nga Stéphane Gowl, Zvicër;
  2. “Budapest, Closed City” nga Máté Konkol, Hungari;
  3. “Hear My Voice” nga Daniele Guerra, Britani e Madhe;

Kategoria  e filmave të metrazhit të mesëm: 

  1. “The Miniaturist of Junagadh” nga Kaushal Oza –India;
  2. “Mergen” nga Raiymbek Alzhanov – Republic of Kazakhstan;
  3. “Coë Bells” nga Charles Habib- Drout- Belgjikë & Francë;
  4. “The wind and the wimpering” nga Laurence McManus – Britani e Madhe;
  5. “Seabreaker” nga Eloy Domínguez Serén -Spanjë;
  6. “Richter” nga Koloreto Cukali – Shqipëri;

Kategoria  e filmave dokumentarë: 

  1. “Amuka- The Aëakening” nga Antonio Spanò -Belgjikë;
  2. “Come on Time” nga Chris Vernon UK/USA;
  3. “One More Step West Is the Sea: Ruth Weiss” nga Thomas Antonic – Austri;
  4. “Australia My Home: An Albanian Migration” nga Dritan Arbana – Australi;

Kategoria e filmave të metrazhit të gjatë -GLOBAL: 

  1. ”Klondike” nga Maryna Er Gorbach – Ukrainë/Turqi;
  2. ”Dtita”nga Daniel Krugliko -, SHBA/Kosovë;
  3. ”Darkroom” nga Lukas Maier – Kanadë;
  4. ”Geborgtes Weiss” nga Sebastian Ko – Gjermani;

Kategoria e filmave të shkurtër: 

  1. “Titan” nga Valery Carnoy- Francë/Belgjikë;
  2. “North Pole” nga Marija Apcevska – Maqedoni e Veriut/Serbi;
  3. “To Vancouver” nga Artemis Anastasiadou – Greqi;
  4. “Safe” nga Ian Barling- USA;
  5. “Hair Tie Egg, Homework Books” nga Runxiao Luo- Kinë;
  6. “Red Day/Ditë e kuqe” nga Besim Ugzmajli – Kosovë;
  7. “Mother/Nanë” nga Val Jashari – Kosovë;
  8. “Vuja De” nga Viktor Ivanov- Francë;
  9. “Cemile” nga Belkıs Bayrak- Turqi;
  10. “The table of Grave/Sofra e varrit” nga Mirak Zymberaj;

Kategoria ‘Best Pitch’: 

  1. “Embryo”, regjia; Masa Sarovic – Maili i zi;
  2. “Heron Flies North”, regjia; Zvonimir Munivrana – Kroacia;
  3. “The Swedish Club”, regjia; Iris Elezi – Shqipëria;
  4. “Four Funerals and Wedding”, regjisor Nikola Mijovic- Mali i Zi;
  5. “Daughter” , script: Jeton Kulinxha – Kosovë;
  6. “She who Remains”, script; Irena Ivanova -Bullgaria;
  7. “LAst Exit”, regjia; Bekim Guri – Kosovë
  8. “The skin of a Dog”, regjia; Redi Treni – Shqipëria;
  9. “Battle of the Hedgehogs”, regjisor; Tayfur Aydin –Turqi:
  10. “The Secret of Bare Hill”, regjisor: Igor Aleksov – MAqedonia e Veriut.