Foto: KALLXO.com

Të martën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër (e martë) në ora 14:00.

Kuvendi i Kosovës e ka bërë të ditur edhe rendin e ditës së kësaj mbledhje. Sipas njoftimit, mediat mund të marrim pamje në fillim të mbledhjes.

 Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Përgatitjet për Seancë plenare:
  3.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4.     Pyetjet parlamentare,
  5.     Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6.     Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  7.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  8.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  9.     Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.