Objekti i ish-burgut të Prishtinës

Të martën hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Ndërtesa e ish-burgut të Prishtinës nga data 12 korrik do të shndërrohet në një muze të hapur për vizitorë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativen dhe rezistencën popullore të të gjitha burgjeve të Kosovës të cilat janë përdorur për përndjekjen e të burgosurve politikë”, thuhet në njoftim.

Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës do të bëhet me ekspozitën e përkohshme ”Burgu i Idealit”.

Nga data 12 korrik, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar: E martë – e diel, nga ora 10:00 – 19:00.