
Të lënduarit nga shpërthimi i gazit në qendrën tregtare - jashtë rrezikut për jetë
29.12.2020 - 19:45
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi i gazit sot në një qendër tregtare në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Sipas një njoftimi, të lënduarit kanë pësuar lëndime të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirugjisë Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.
15 të lënduar është bilanci nga shpërthimi i bomboles së gazit, e cila shpërtheu sot në mesditë brenda objekteve të një biznesi në magjistralen Prishtinë Ferizaj.