Foto: Ilustrim

Të kërkuar nga policia për vjedhje, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë dhe vjedhje të shërbimeve.

B. M., dhe F.O., të dy 23-vjeç, kanë qenë të kërkuar për vjedhje të rënda ndërsa arrestimi i tyre u bë me urdhëresë të Gjykatës.

Aksioni i Policisë në komunën e Podujevës u zhvillua në dy lokacione të ndara, ku edhe u arrestuan të dyshuarit.

“Sot nga njësite policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës. Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në vuajtje të dënimit.