Ilustrim

Të infektuarit me COVID-19 shëtiten në qytet edhe në rajon të Gjakovës

Dy raste janë hapur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjakovës për persona të infektuar me COVID-19, të cilët nuk kanë respektuar rregullat për vetizolim.

Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur në Malishevë dje rreth orës 09:50. Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Ndërsa, rasti i dytë raportohet se ka ndodhur në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 21:00, ku është raportuar se një person i dyshuari poashtu i infektuar me COVID-19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit,  edhe ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Në 24 orëshin e fundit, raste të të infektuarve që e kanë thyer izolimin janë regjistruar edhe në Prishtinë dhe Prizren.