Të hyrat qeveritare assesi të mbajnë distancën nga shpenzimet

Shifra e shpenzimeve qeveritare gjatë vitit 2019 nuk pati dallim të theksuar nga shifra e të hyrave për atë vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin e llogarive qeveritare për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte mbi 2.2 miliardë euro.

ASK-ja thotë se këto të hyra më së shumti u mblodhën nga tatimi në produkte.

“Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2019 ishin 2 miliardë e 220.9 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 64% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj. 13%; dhe pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në anën tjetër, në vitin që shkoi, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 2.1 miliardë euro.

ASK-ja përmend formimin e kapitalit bruto, kompensimin e punëtoreve se bashku me kontributet si harxhimet më të mëdha qeveritare.

“Në vitin 2019, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 2 151.6 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 29%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 25%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.”, thotë ASK-ja.

Shpenzimet qeveritare kanë shënuar rritje në raport me vitin 2018. Sipas raportit të ASK-së, në vitin 2018, shpenzimet qeveritare ishin mbi 1.9 miliardë euro.

Ndërsa sipas klasifikimit, mbrojtja shënon pjesëmarrje më të larët ë shpenzimeve në raport me fushat e tjera.

“Në vitin 2019 shuma e shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 2,151.6 milion Euro. Shpërndarja e shpenzimeve sipas këtij klasifikimi është siç vijon: mbrojtja sociale 23%, çështjet ekonomike 19%, shërbimet e përgjithshme 16%, arsimi 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë.”, bën të ditur raporti.