Të hënën, Shpejtim Bulliqi merr detyrën e Kryetarit të Podujevës

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 29 nëntor që u mbajtën për kryetar të komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Në një njoftim të KQZ-së thuhet se ndaj rezultateve nuk kishte asnjë ankesë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me rezultatet përfundimtare të cilat KQZ-ja i shpalli një ditë më herët”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, pas certifikimit të rezultateve, kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u ka bërë ftesë të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Podujevës që të marrin pjesë në seancën ku edhe do të bëj betimin si kryetar.

Kjo është ftesa e Bulliqit: