Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Të hënën rifillojnë testimet për leje të vozitjes

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se nga data 20 korrik mund të fillojë puna e njësisë për patent shofer me kandidatë.

“MI njofton kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së NJPSH-ve me kandidatë, duke filluar nga 20.07.2020, konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Ministria ka shtuar se duhet të zbatohen të gjitha vendimet e masave anti COVID-19 dhe udhëzimeve të përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH (Manuali),

“Sipas rekomandimeve, të gjitha njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre (zyre dhe salla),  Pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së (paku 1.5m2),Kandidatët për t’iu nënshtruar provimit (teorik dhe praktik), obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet më tej

Tutje është theksuar se kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe marrje të rezultatit, obligohen në respektimin strikt të distancës fizike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,

“ Numri i kandidatëve në salla do të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike, në hyrje të objek​teve të NJPSH-ve dhe salla, do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Komunikimi i rezultatit të provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa bëhet dezinfektimi i ambientit për terminin tjetër). Zbatimi i masave është obligativ dhe do të mbikqyret nga institucionet relevante”, përfundon njoftimi.

Që nga përhapja e pandemisë  COVID-19, më 13 mars, asnjë kandidatë që ka aplikuar për marrjen e patentshoferit nuk ka kryer testin teorik dhe praktik.

Muaj më parë, kompanitë e autoshkollave kishin protestuar për të filluar punën.

Edhe sot Autoshkollat në protestë

.