Richard Grenell

Të hënën paralajmërohet takim në Berlin për linjën hekurudhore Prishtinë - Beograd

 

Gjatë konferencës së sotme në Beograd të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është paralajmëruar se të hënën do të ketë takim mes palës serbe dhe kosovare në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë ekspertë, për të diskutuar lidhur me aktivizimin e linjës hekurudhore Prishtinë – Beograd, pas marrëveshjes për atë ajrore që u arrit pak ditë më parë.

Në konferencë, Vuçiq tha se Grenell i ka kërkuar që të hënën në Berlin të dërgojë ekspertë të hekurudhave dhe të infrastrukturës.

“Grenell nuk më tha të shoh se kur kam kohë të lirë në muajin gusht ndoshta për takimin e radhës. Jo, jo. Ai më tha përgatiti njerëzit, ekspertët për hekurudha dhe infrastrukturë me i dërgu ditën e hënë në Berlin për takim. E tash ne duhet të punojmë gjithë vikendit që të kemi gati njerëzit dhe ekspertët për t`i dërguar të hënën në Berlin, vetëm puna dhe mundi i madh sjell rezultatet”, ka deklaruar Vuçiq.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për vizitat e Grenellit në Prishtinë dhe Beograd.

Mesazhi i Grenell nga Beogradi

.