Uji

Të hënën ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë dhe Skenderaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se të hanën, më 29 mars, do të ketë ndërprerje të ujit në Mitrovicë dhe në Skenderaj.

Sipas njoftimit, ndërprerja me furnizim do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Të hënën më datë: 29.03.2021 duke filluar nga ora 08:00 gjerë në 16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë te pijes dhe atë për Mitrovicë (jug dhe veri), dhe Skenderaj, prandaj ju lusim që të rezervoni sasi të mjaftueshme të ujit të pijes për nevojat e juaja”, thuhet në njoftim.

Sipas kompanisë, ndërprerja e ujit të pijes do të ndodhë për shkak se Kompania Hidroekonomike “Iber Lepenci” e cila i furnizon me ujë të papërpunuar do te zhvillojë punime në stacionin e pompave ne Lushtë.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”, vijon njoftimi i tyre për konsumatorët e atyre zonave.