Foto: Facebook / Qendra e Studentëve - Prishtinë

Të hënën hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve 

Qendra e Studentëve të hënën do të hapë konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për banim në konvikte për vitin akademik 2022/2023.

Gjatë kësaj kohe studentëve u mundësohet edhe ushqimi në mensë.

Çmimi do të jetë 35 euro për muaj, prej të cilave 20 euro është çmimi për banim gjersa 15 euro ai për ushqyerje në Mensën e Studentëve.

Konkursi do të jetë i hapur 12 shtatori deri më 18 shtator dhe këtë vit kjo Qendër do të pranojë rreth 4,000 studentë.

“Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve- Prishtinë” – thuhet në njoftim.

QS ka bërë të ditur se ka bërë të ditur se studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensë.

“Po ashtu, këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student” – është thënë tutje në njoftim.

Aty është theksuar po ashtu se mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.