Objekti i Komunës së Malishevës - Foto: Facebook

Të hënën hapet çerdhja publike në Malishevë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës ka njoftuar nga e hëna, më datë 7 shtator do hapet çerdhja publike në këtë komunë.

Sipas njoftimit ky vendim erdhi pasi i gjithë stafi i çerdhes ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

“Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka bërë të ditur se çerdhja publike në Malishevë, do të hapet këtë të hënë, me datë 7 shtator 2020. Vendimi për hapjen e çerdhes ka ardhur pas testimit për covid-19, të gjithë punonjësve të cilët kanë rezultuar negativ,” thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se kjo është konfirmuar edhe nga IKSHP dhe shtabi komunal për menaxhim të COVID-19 si dhe nënkryetarit dhe drejtorit të drejtorisë së Arsimit  të cilët kanë konfirmuar rezultatet e edukatorëve.

“Kjo është konfirmuar edhe nga shtabi komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, në komunikim zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i kanë konfirmuar rezultatet e testit për të gjitha edukatoret dhe stafin tjetër të çerdhes dhe si rezultat, çerdhja do të hapet këtë të hënë,” thuhet tutje në njoftim.