Foto: KFOR/Facebook

Të hënën bëhet ndërrimi i komandantit të KFOR-it

Të hënën me 10 tetor 2022 do të mbahet ceremonia e të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII.

Ceremonia fillon ne ora 10:00, në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovafilm, në Prishtinë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do të kryesojë ngjarjen, njofton Zyra e KFOR-it për Marrëdhënie me Publikun .

Sipas njoftimit,  Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA./Rtklive