Ilustrim

Të hënën, banorët e Sofalisë do të mbesin pa rrymë e pa ujë për 12 orë

Banorët e lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë të hënën do të mbesin pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm nga ora 09:00-21:00.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 30 nëntor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.