Të gjithë personave të prekur me sindromën down iu ofrohen teste laboratorike falas

Shoqata Down Syndrome Kosova – DSK  ka arritur marrëveshje me OLIVE Medical & Laboratory në Kosovë për të ofruar shërbime pa pagesë për personat me sindromën Down; shërbime laboratorike: biokimike, hematologjike, serologjike dhe mikrobiologjike.

“Kontrolli mjekësor/analizat do të bëhen sipas nevojës eventuale të paraqitur për ekzaminim apo mjekim të individëve, të cilët kanë nevojë për shërbime: të mjekësisë familjare, shërbime endokrinologjisë, pediatrisë, ortopedisë, kardiologjisë, reumatologjisë”, thuhet në njoftimin e shoqatës Down Syndrome Kosova.

“Të gjithë personat me sindromën Down apo familjarët anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova duhet të lajmërohen në Shoqatë për termine nëse duan të marrin shërbime në Olive Medical & Laboratory”, përfundon njoftimi.